Bota

Tallet Milanoviç: Beogradi është i dobët, me se do sulmojë Kosovën, me pistoleta uji?

25 Shkurt 2022, 12:50 Nga DOSJA
Tallet Milanoviç: Beogradi është i dobët, me se do

KROACI– Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, duke folur me ironi është shprehur se Beogradi është i dobët dhe ka pyetur se me se do ta sulmojë Kosovën, ndoshta me pistoleta uji. Ai po ashtu është shprehur se Ukraina s’duhet të anëtarësohet në NATO.

“Lidershipi serb nuk e dinë cfarë të thonë, janë në zjarr. Beogradi po luan lojë, po presin që rusët të hyjnë në Kiev. Beogradi është i dobët, me cka do të sulmojnë ata, Kosovën? Me cka? Me pistoleta uji? Është koha që Beogradi të vendosë a do t’i bashkohet BE-së. Nëse Vucic njeh Donbasin, atëherë njohja e Kosovës duhet të justifikohet. Ata kanë ardhur në një rreth vicioz”, ka thënë ai.

Milanoviç ka dënuar agresionin rus dhe ka bërë thirrje që Rusia t’i ndalë sulmet.

“Këto sanksione s’mund ta ndalin ushtrinë ruse. Fatkeqësisht ato s’funksionojnë. Ukraina s’duhet të lejohet të hyjë në NATO. Shtetet baltike janë diçka tjetër, s’po them se janë të rrezikuara tash por nëse rrezikohen ne jemi këtu’.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove zoran milanoviç kosove zoran milanoviç

Sondazh

Poll