Bota

Lufta/ Merkel: Pushtimi rus në Ukrainë një ‘pikë kthese’ për Europën

25 Shkurt 2022, 12:06 Nga DOSJA
Lufta/ Merkel: Pushtimi rus në Ukrainë një ‘pikë

GJERMANI– Angela Merkel, ish-kancelarja e Gjermanisë, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka shprehur solidaritetin e saj me vendin.

“Kjo luftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të thellë në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm,” tha ajo në Berlin.

“Mendimet e mia dhe solidariteti im janë me popullin ukrainas dhe qeverinë e udhëhequr nga Presidenti [Volodymyr] Zelensky në këto orë dhe ditë të frikshme,” theksoi ajo.

Merkel ishte në detyrë si kancelare gjermane në vitin 2014 kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë. Në atë kohë, ajo kishte theksuar rëndësinë e mbajtjes së komunikimit të hapur me Moskën.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota angela merkel lufta ukraine-rusi angela merkel lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 11:37

Lufta/ Putin refuzon që të flasë me Zelensky

UKRAINË- Rusia ka hedhur poshtë bisedimet me Presidentin Volodymyr Zelensky të Ukrainës dhe bëri të qartë se ajo po kërkonte të rrëzonte qeverinë e tij të ...