Bota

LUFTA/ FJALIMI i plotë i Zelensky: Duan të më vrasin, unë s’largohem

25 Shkurt 2022, 11:51 Nga DOSJA
LUFTA/ FJALIMI i plotë i Zelensky: Duan të më vrasin, unë

UKRAINË-Në një fjalim të mëngjesit të së premtes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mblodhi bashkatdhetarët e tij për të forcuar vendosmërinë e tyre në luftën kundër forcave ruse që pushtojnë vendin e tyre, ndërsa u bëri thirrje rusëve që të vazhdojnë të protestojnë kundër sulmit. Ai bëri të ditur se synimi i Putin është që të vrasë atë dhe familjen e tij, mirëpo nuk do të largohet.

FJALIMI I PLOTË:

Ndaloni armikun kudo që ta shihn. Fati i Ukrainës varet vetëm nga ukrainasit. Askush përveç nesh nuk do të kontrollojë jetën tonë. Ne jemi në tokën tonë, e vërteta është në anën tonë. Unë jam objektivi i parë i tyre, i dyti është familja ime. Në veçanti, pretendohet se jam larguar nga Kievi. Unë jam në kryeqytet, po rri me njerëzit e mi. Nuk do të jetë e mundur të shkatërrojmë karakterin tonë. Sot në mëngjes ne po e mbrojmë shtetin tonë të vetëm, si dje. Forcat më të fuqishme në botë po i shikojnë nga larg. Sonte ata filluan të bombardojnë zonat e banuara të qytetit hero të Kievit. Gjithçka më kujton vitin 1941. Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë. Flisni se si t’i jepni fund luftimeve dhe të ndaloni këtë pushtim. Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë. Për të gjithë qytetarët e Federatës Ruse që dalin për të protestuar, dua t’u them, ju shohim. Kjo do të thotë se na dëgjuat. Kjo do të thotë se ju filloni të na besoni. Luftoni për ne. Luftoni kundër luftës.

Thuhet se një skuadër ‘gjuetarësh’ e forcave speciale çeçene është lëshuar në Ukrainë për të arrestuar ose vrarë zyrtarë të caktuar ukrainas. Skuadra e vrasjeve dyshohet se ishte në një pyll ukrainas, ku secilit ushtar thuhet se i ishte dhënë një “letër” e veçantë me foto dhe përshkrime të zyrtarëve ukrainas, raportoi një kanal Telegram i Moskës që ka lidhje me institucionin e sigurisë. Komiteti Hetimor Rus ka identifikuar disa zyrtarë dhe oficerë sigurie të dyshuar për ‘krime’, shtohet në raport. Dyshohet se ekziston një ‘urdhër për t’i vrarë’ personat në listën e të kërkuarve nëse nuk mund të arrestohen.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 11:37

Lufta/ Putin refuzon që të flasë me Zelensky

UKRAINË- Rusia ka hedhur poshtë bisedimet me Presidentin Volodymyr Zelensky të Ukrainës dhe bëri të qartë se ajo po kërkonte të rrëzonte qeverinë e tij të ...