Bota

“Kanë frikë dhe nuk reagojnë”, presidenti Zelenski sulmon liderët e BE: Na lanë vetëm!

25 Shkurt 2022, 12:12 Nga DOSJA
“Kanë frikë dhe nuk reagojnë”, presidenti Zelenski

KIEV – Presidenti i Ukrainës nuk i fshehu zemërimin ndaj Bashkimit Europian lidhur me sulmin e ashpër që Rusia po i bën vendit të tij. Kreu i shteti tha se liderët e 27 vendeve anëtarë të BE kanë frikë për të integruar Ukrainën në NATO. Madje, ata vetë kishin frike t’i jepnin një përgjigje të prerë.

Zelenski shprehet më tej se Perëndimi e la vetëm Ukrainën të përballej me Rusinë. Ai theksoi se askush nuk mbarë bota nuk është në gjendje të luftojë për të mbrojtur Ukrainën.

“I pyeta se a ishin me ne. Ata mu përgjigjën se janë me ne, por nuk duan të na përfshijnë në NATO. I pyeta të 27 liderët e BE nëse duan që të na integrojnë në NATO, kishin frikë të përgjigjeshin. U lamë vetëm. Kush është gati të luftojë për ne? Sinqerisht nuk shoh askënd. Kush është gati t’i japë garanci Ukrainës për integrimin në NATO?  Sinqerisht e them, ata kanë frikë”, deklaroi Zelenski.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

Burimi: Latest Ly

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta rusi-ukraine volodimir zelenski lufta rusi-ukraine volodimir zelenski

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2022, 11:37

Lufta/ Putin refuzon që të flasë me Zelensky

UKRAINË- Rusia ka hedhur poshtë bisedimet me Presidentin Volodymyr Zelensky të Ukrainës dhe bëri të qartë se ajo po kërkonte të rrëzonte qeverinë e tij të ...