Bota

Lufta në Ukrainë/ Kosova në rrezik? Një batalion shqiptar shkon për ndihmë në Pejë…

25 Shkurt 2022, 11:35 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Kosova në rrezik? Një batalion shqiptar

TIRANË- Një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit të ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1“ në Pejë të Kosovës. Ceremonia e nisjes së kontingjentit në këtë mision u zhvillua në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj dhe komandantëve të forcave.

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj tha: Misione të tilla kanë përgjegjësi edhe për shkak të situatës pandemike, por aktualisht e veçanta përcaktuese është situata shumë e turbullt e sigurisë që po zhvillohet dhe po precipiton në përshkallëzime të rrezikshme dhe tejet kërcënuese në krahun lindor të Aleancës. Siguria globale është më shumë se kurrë ndonjëherë e rrezikuar dhe e kërcënuar. Rajoni dhe vendi ynë nuk janë imunë ndaj këtyre veprimeve të Rusisë. Ndaj në këto situata të nxehta ju do të jeni atje për një kuptim të madh që bëhet edhe më kuptimplotë dhe domethënës, për sigurinë, lirinë, paqen, për t’i shërbyer Aleancës dhe vendit tonë.

30 efektivët Komando do të shërbejnë në këtë mision krah aleatëve kroatë dhe italianë, për të ruajtur integritetin e territorit të Kosovës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll