Bota

Zbulohet PLANI mizor i Putin! 6 pika për të ndarë Ukrainën, paqe me terrorin rus…

25 Shkurt 2022, 11:37 Nga DOSJA
Zbulohet PLANI mizor i Putin! 6 pika për të ndarë Ukrainën,

KIEV– Agresioni rus në Ukrainë vazhdon për të dytën ditën radhazi, ndërkohë që lufta po zhvillohet në terren por edhe përmes shërbimeve të inteligjencës. Ndërkohë që pas deklaratave të inteligjencës së SHBA dhe asaj Britanike, mediat ukrainase kanë nisur të zbardhin detaje për planin e Putin. “The Kyiv Independent”, i referohet burimeve të inteligjencës “Ukrainska Pravda”, ka shkruar për planin me 6 pika.

PLANI I PUTIN: 

1) intensifikon sulmet përgjatë kufirit, në mënyrë që trupat të largohen nga Kievi;
2) kap një nga aeroportet e Kievit, pasi grupet e sabotimit shkëputin qytetin nga energjia elektrike dhe komunikimet për të shkaktuar panik;
3) organizon zjarrvënie dhe grabitje për të krijuar më shumë panik

4) të nisë një sulm kibernetik në faqet e internetit të qeverisë;
5) nxisin më shumë panik për të krijuar “kolona të pakontrolluara refugjatësh” nga Kievi për të bllokuar autostradat dhe për të penguar lëvizjen e trupave ukrainase;
6) uzurpim i ndërtesave qeveritare.

Çfarë pret Putin? Të kapë lidershipin e Ukrainës dhe ti detyrojë të nënshkruajë një marrëveshje paqe me kushtet e Rusisë, nën terrorin dhe kërcënimin e një dëmi në civilë. Rezultati? Ukraina ndahet si Gjermania, Lindore dhe Perëndimore.

LAJMI KRYESOR:LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(F.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll