Bota

Lufta/ Reagon Rusia: Jemi gati të negociojmë, fillimisht Ukraina të dorëzohet

25 Shkurt 2022, 10:56 Nga DOSJA
Lufta/ Reagon Rusia: Jemi gati të negociojmë, fillimisht Ukraina

RUSI– Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka reaguar së fundmi në lidhje me luftën duke thënë se janë gati të negociojnë me qeverinë ukrainase. Lavrov tha gjithashtu se Moska ishte e gatshme për bisedime me Kievin nëse ushtria ukrainase dorëzohej, pasi forcat pushtuese ruse përparonin në kryeqytet.

“Ne jemi gati për negociata në çdo moment, sapo forcat e armatosura të Ukrainës t’i përgjigjen thirrjes sonë dhe të ulin armët“, tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Moskë.

Më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një “operacion ushtarak” në Ukrainë ku ka nisur bombardimet. Menjëherë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte. SHBA, BE dhe NATO dënuan sulmin duke u zotuar se Rusia do të mbajë përgjegjësi. Më 21 shkurt 2022, Putin njohu rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si përpjekje për pushtim të plotë. Rusia ka vendosur më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën ndërsa NATO e quan si grumbullimin më të madh ushtarak që nga koha e Luftës së Ftohtë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! Rëndohet BILANCI në Ukrainë, 137 viktima, Zelensky: Kemi vrarë 800 ushtarë rusë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei lavrov lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll