Bota

Putin e mbylli pas hekurave, vjen reagimi i parë nga Navalny: Pse po e bën luftën Rusia

24 Shkurt 2022, 21:32 Nga DOSJA
Putin e mbylli pas hekurave, vjen reagimi i parë nga Navalny: Pse po e

RUSI– Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny ka bërë reagimin e parë për luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë. I ndodhur pa hekurave ku duhet të vuajë dënimin me 2.5 vite burg që nga muaji shkurt i vitit të kaluar, Navalny akuzon Putin se ka përdorur pushtimin për të mbuluar korrupsionin e tij. CNN shkruan se Navalny ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës. Ai thotë se kjo do të çonte në një numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe varfërimin e qytetarëve.

“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit,”- thotë Navalny.

Navalny akuzohet për mashtrim dhe është burgosur. Ai i mbijetoi një helmimi, për të cilin bashkë me Perëndimin pretendon se ishte kryer nga Kremlini.

LAJMI KRYESOR: Rusia nis LUFTËN! Hidhen raketa në Ukrainë, largohen banorët, mblidhet NATO, SHBA e dënon

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll