Bota

Sulmi në Çernobil, vjen THIRRJA E FORTË: Përmbahuni, do shkaktoni një 1986 të dytë

24 Shkurt 2022, 20:44 Nga DOSJA
Sulmi në Çernobil, vjen THIRRJA E FORTË: Përmbahuni, do

UKRAINË– Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” për të mbrojtur objektet bërthamore në Ukrainë, pas lajmeve që Çernobili tashmë është në duart e forcave ruse. Organizata globale, e cila promovon përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, thotë se po e ndjek situatën në Ukrainë me “shqetësim të madh”.

IAEA thotë se është informuar nga homologu i saj ukrainas se ndërsa forcat ruse kanë marrë kontrollin e ish-objektit bërthamor, por që nuk janë raportuar viktima. Drejtori i përgjithshëm Mariano Grossi thotë se është me “rëndësi jetike” që operacionet e objekteve bërthamore në zonën e Çernobilit “të mos preken”.

Çernobili, i vendosur në veri të Kievit pranë kufirit me Bjellorusinë, ishte vendi i shpërthimit bërthamor më shkatërrues në histori në vitin 1986, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu. Reaktori i dëmtuar tani është ‘varrosur’ nga një “strukturë mbyllëse” prej çeliku dhe një sipërfaqe prej më shumë se 4,000 kilometra katrorë rreth objektit është braktisur. Por, sot, forcat ruse e ‘rizgjuan’ atë.

LAJMI KRYESOR: Rusia nis LUFTËN! Hidhen raketa në Ukrainë, largohen banorët, mblidhet NATO, SHBA e dënon

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2022, 19:52

Lufta në Ukrainë, SHBA dëbon diplomatin rus

SHBA- SHBA dëboi diplomatin nr. 2 në ambasadën ruse në Uashington. CNN shkruan se kjo është një përgjigje ndaj Rusisë, e cila dëboi diplomatin e rangut të dytë ...