Bota

Lufta në Ukrainë, OKB: Pasojat mbi popullsinë civile do të jenë shkatërruese

24 Shkurt 2022, 21:12 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, OKB: Pasojat mbi popullsinë civile do të

SHBA- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët paralajmëroi sot për një përkeqësim të shpejtë të situatës në Ukrainë pasi njerëzit largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri. BBC shkruan se komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, paralajmëroi pasojat humanitare mbi popullsinë civile do të jenë shkatërruese. Agjencia e refugjatëve u bën thirrje fqinjëve të Ukrainës që t’i mbajnë kufijtë e tyre të hapur për ata që ikin dhe thotë se është e gatshme të mbështesë përpjekjet e të gjithëve për t’iu përgjigjur çdo situate të zhvendosjes së detyruar.

Ndërkohë, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, u bëri thirrje atyre që luftojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojnë mbrojtjen e civilëve. OKB-ja kishte lëshuar tashmë një apel rekord për financim në vitin 2022 për të lehtësuar krizat në Siri, Jemen, Afganistan dhe rajonin Sahel të prekur nga thatësira në Afrikë. Një konflikt i mëtejshëm i madh dhe krizë refugjatësh në mes të Evropës mund t’i shtrijë burimet e saj shumë përtej kufijve të tyre.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota filippo grandi lufta ukraine-rusi okb filippo grandi lufta ukraine-rusi okb

Sondazh

Poll