Bota

Ukraina në terr! Urdhërohet fikja e dritave për arsye sigurie: Mos dilni nga shtëpia

24 Shkurt 2022, 21:01 Nga DOSJA
Ukraina në terr! Urdhërohet fikja e dritave për arsye sigurie:

UKRAINË– Autoritetet në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, kanë urdhëruar fikjen e dritave në mbarë qytetin si një masë sigurie “parandaluese”, kur ende nuk kanë mkaluar 24 orë pasi Rusia filloi një pushtim të plotë të vendit. Rrugët dhe ndërtesat do të jenë në terr në orën 23:00 me orën lokale (16:00 ET), thuhet në një postim në Facebook nga autoriteti rajonal i Lviv. Gjithashtu autoritetet u kërkojnë familjeve të ndiqnin urdhrin dhe që njerëzit të mos dilnin nga shtëpitë e tyre, me përjashtim të rasteve emergjente.

“Ju lutemi, vini re se veprime të tilla nuk kanë të bëjnë me problemet e furnizimit me energji elektrike. Do të bëhet për të marrë masa parandaluese për sigurinë tone,”- thuhet në postimin në Facebook. 

LAJMI KRYESOR: Rusia nis LUFTËN! Hidhen raketa në Ukrainë, largohen banorët, mblidhet NATO, SHBA e dënon

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2022, 19:52

Lufta në Ukrainë, SHBA dëbon diplomatin rus

SHBA- SHBA dëboi diplomatin nr. 2 në ambasadën ruse në Uashington. CNN shkruan se kjo është një përgjigje ndaj Rusisë, e cila dëboi diplomatin e rangut të dytë ...