Bota

Lufta në Ukrainë/ Putin merr masa! Frikë nga ‘mercenarët’, nis sekretarin e tij në Ballkan

24 Shkurt 2022, 14:06 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Putin merr masa! Frikë nga

RUSI– Në mes të pushtimi në Ukrainë, presidenti Valdimir Putin pritet të dërgojë sekretarin e tij të sigurisë në Ballkan. ‘Apnews‘ shkruan se kjo vizitë do të ndodhë në një situatë dramatike kur Moska po shtrin pushtetin e saj në Ukrainë.

Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, pritet të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për këtë vizitë, Moska ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar.

Bisedimet thuhet se do të fokusohen në pretendimet e Moskës se “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja po dërgohen nga ato shtete të Ballkanit për të luftuar në anën ukrainase kundër rebelëve pro-rusë mes frikës së një sulmi rus. Shqipëria, Kosova dhe Bosnja i kanë hedhur poshtë këto pretendime, të cilat janë bërë nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov javën e kaluar.

“Ka informacione se mercenarë janë duke u rekrutuar në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë dhe për t’i dërguar në vende duke përfshirë Donbasin,” tha Lavrov sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, duke iu referuar territorit të kontrolluar nga rebelët në lindje.

Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nikolai patrushev putin lufta ukraine-rusi nikolai patrushev putin

Sondazh

Poll