Bota

Lufta, flet ministri i Jashtëm Lavrov: Patëm diskutime të gjata me miqtë e NATO-s, por…

24 Shkurt 2022, 15:18 Nga DOSJA
Lufta, flet ministri i Jashtëm Lavrov: Patëm diskutime të gjata

MOSKË- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë. Po ashtu, Lavrov tha kishin pasur diskutime intensive me anëtarë të tjerë të NATO-s.

“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla. Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarë të tjerë të NATO-s. Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu kthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare. Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së,”-tha Lavrov.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei lavrov lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll