Bota

Kryeministri spanjoll: Pushtimi i Ukrainës nuk mund të mbetet pa ndëshkuar

24 Shkurt 2022, 16:40 Nga DOSJA
Kryeministri spanjoll: Pushtimi i Ukrainës nuk mund të mbetet pa

SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez të enjten tha se pushtimi rus i Ukrainës do të ketë pasoja të gjera dhe nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar. CNN shkruan se në një fjalim televiziv kombëtar në Madrid, ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin t’i japë fund të menjëhershëm armiqësive dhe të revokojë njohjen e territoreve nga Rusia në Ukrainë.

“Bashkimi Evropian dhe pjesa tjetër e aleatëve të unionit kishin miratuar tashmë një paketë të parë masash kundër Rusisë dhe se Këshilli i BE-së do të mblidhet më vonë të enjten për të përcaktuar përgjigjen e tij ndaj kësaj shkeljeje flagrante të ligjit ndërkombëtar” tha Sánchez.

Ai bëri thirrje për një përgjigje të koordinuar dhe të unifikuar evropiane dhe tha se sanksionet kundër Rusisë do të ishin qasja më efektive.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi lufta ukraine-rusi pedro sánchez vladimir putin konflikti ukraine-rusi lufta ukraine-rusi pedro sánchez vladimir putin

Sondazh

Poll