Bota

BBC: Rusia rrethon Ukrainën nga tre anët (HARTA)

24 Shkurt 2022, 16:17 Nga DOSJA
BBC: Rusia rrethon Ukrainën nga tre anët (HARTA)

KIEV– Lufta ka nisur mes Rusisë dhe Ukrainës! BBC raporton se Rusia ka rrethuar ushtarakisht Ukrainën në tre anë, duke publikuar edher hartën e qyteteve nga ku pritet që të ketë pushtim të vendit. Analistët thonë se sulmet nga ajri synojnë të hapin rrugën për trupat tokësore për të hyrë brenda, e ndër objektivat ishin pozicione në Kiev, Karkhiv dhe Odesa.

Nga veriu, trupat ruse besohet se kanë kaluar kufirin në Ukrainë në kryqëzimin trekahësh midis Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë, në Senkivka. Kolonat e blinduara, duke përfshirë tanke dhe sisteme të shumta raketash, mendohet se po lëvizin drejt Chernihiv, në një rrugë të drejtpërdrejtë për në Kiev. Ndërsa qeveria e Kievit u ka kërkuar banorëve të gjejnë streha nëntokësore.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta! Rusia bombardon Ukrainën, dhjetra viktima, mes tyre dhe civilë (ZHVILLIMET)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll