Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet 53-vjeçari (EMRI)

24 Shkurt 2022, 09:23 Nga DOSJA
I dënuar me 10 vite burg për trafikim lëndësh narkotike,

FIER– Gentian Gruda është bënë në pranga të policisë pasi ishte i shpallur në kërkim. Ky person është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe me vendimin e datës 29.09.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim. Gruda u kap sot nga policia në Portin e Vlorës.

Në vitin 2015, Guda është kapur në portin e Vlorës, duke tentuar të trafikojë një sasi lëndë narkotike marijuanë në shtetin italian.

NJOFTIMI I POLICISË;

Një tjetër person në kërkim kombëtar bie në prangat e Policisë së Fierit. Kapet dhe vihet në pranga një 53-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gentian Guda, 53 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe me vendimin e datës 29.09.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim. Në vitin 2015, shtetasi Gentian Guda është kapur në portin e Vlorës, duke tentuar të trafikojë një sasi lëndë narkotike marijuanë në shtetin italian. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim gentian gruda arrestim gentian gruda

Sondazh

Poll