Aktualitet

‘Border’/ U tentua kalimi i drogës në Greqi, vihet në pranga poseduesi (EMRI)

24 Shkurt 2022, 09:01 Nga DOSJA
‘Border’/ U tentua kalimi i drogës në Greqi, vihet në

TIRANË– Një person është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit “Border”. Aleksandër Azizaj ka përfunduar në pranga pasi është kapur duke trafikuar lëndë narkotike canabis sativa drejt Greqisë. Policia ka bërë sekuestron e 80 kilogramë kanabis dhe mjetin, me të cilin Azizaj po transportonte lëndën narkotike. Ai u ndalua në pikën e kalimit kufitar Qafë Botë, aty ku u bë e mundur që në brendësi të kamionçinës të gjendeshin të fshehura 74 pako me lëndë narkotike kanabis (me peshë 80 kilogramë).

NJOFTIMI:

Qafë Botë, Sarandë/Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Border”. Operacioni nga Policia Kufitare e Qafë Botës, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe autoritetet doganore të Qafë Botës. Tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë, vihet në pranga 45-vjeçari nga Fieri. Sekuestrohen 80 kilogramë kanabis dhe një automjet (kamionçinë). Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mund të transportonte një sasi të madhe lënde narkotike drejt Greqisë, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip kamionçinë që drejtohej nga shtetasi A. A., 45 vjeç, banues në Fier. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm dhe të përbashkët të strukturave që operojnë në pikën e kalimit kufitar Qafë Botë, u bë e mundur që në brendësi të kamionçinës të gjendeshin të fshehura 74 pako me lëndë narkotike kanabis (me peshë 80 kilogramë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip kamionçinë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. A. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër azizaj arrestim aleksandër azizaj arrestim

Sondazh

Poll