Bota

VD/ “Dëgjova një shpërthim të fuqishëm”, momenti kur gazetari i CNN vesh jelekun antiplumb

24 Shkurt 2022, 07:13 Nga DOSJA
VD/ “Dëgjova një shpërthim të fuqishëm”,

KIEV – Gazetari amerikan i CNN Mathew Chance po raportonte drejtpërdrejt momentin kur po dëgjoheshin shpërthime të fuqishme në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Momenti i raportimit tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut botëror.

“Dëgjova një shpërthim të fuqishëm pas meje. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë një gjë të tillë”, thotë Chance.

Më pas, ai vesh një jelek antiplumb dhe një helmetë ushtarake dhe vazhdon më pas me raportimin.

Ai shton se ka dëgjuar 7-8 shpërthime të fuqishme.

Rusia nisi sot në mëngjes sulmin ushtarak ndaj Ukrainës me raketa. Banorët e Kievit po largohen me panik, ndërsa ushtria ukrainase raportoi se ka rrëzuar 5 avionë dhe 1 helikopter ushtarak rus.

 

LAJMI KRYESOR: Rusia nis LUFTËN! Hidhen raketa në Ukrainë, largohen banorët, mblidhet NATO, SHBA e dënon

Burimi: Daily Mail

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll