Bota

REAGIMET/ Biden: E dënoj sulmin, do vendosim sanksione ndaj Moskës. Johnson: I tmerruar

24 Shkurt 2022, 06:50 Nga DOSJA
REAGIMET/ Biden: E dënoj sulmin, do vendosim sanksione ndaj Moskës.

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka dënuar sulmin e nisur nga Rusia drejt Ukrainës.

“Sapo kemi përfunduar bisedën tonë me Volodymyr Zelensky”, tha Biden në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga shërbimet e tij.

“Unë e dënoj këtë sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga ushtria ruse,” tha ai, disa orë pas fjalimit të homologut të tij rus Vladimir Putin që shpalli fillimin e “operacionit ushtarak” të Rusisë në Ukrainë. Biden theksoi gjithashtu se Volodymyr Zelensky i kishte kërkuar që t’u bënte thirrje “liderëve botërorë që të dënojnë pa mëdyshje sulmin flagrant të Presidentit Putin dhe të qëndrojnë pranë popullit të Ukrainës”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, duke njoftuar më herët se do të fliste për “pasojat” e operacionit për Rusinë dot do të mblidhet me homologët e tij të G7. Ai shtoi se Moskës do të vendosen sanksione më të ashpra se kurrë më parë. “Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe ndihmë për Ukrainën dhe popullin ukrainas,” tha ai.

Kryeministri Boris Johnson thotë se është “i tmerruar nga ngjarjet e tmerrshme në Ukrainë” dhe se presidenti rus Vladimir Putin “ka zgjedhur një rrugë gjakderdhjeje dhe shkatërrimi duke nisur këtë sulm të paprovokuar”. Ai shton se ka folur me presidentin e Ukrainës për të diskutuar se si të përgjigjet dhe premton veprime vendimtare nga MB dhe aleatët.

LAJMI KRYESOR: ‘Aktivizohet’ pushtimi rus! Nis LUFTA, hidhen raketa në Ukrainë, largohen banorët e Kievit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson joe biden konflikti rusi-ukraine boris johnson joe biden konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll