Bota

Njohja e rajoneve separatiste si të pavarura, ambasada ruse: Lavrov u dërgoi mesazh urimi

23 Shkurt 2022, 21:51 Nga DOSJA
Njohja e rajoneve separatiste si të pavarura, ambasada ruse: Lavrov u

TIRANË- Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar në lidhje me njohjen e pavarësisë së dy rajoneve separatiste në Ukrainë nga ana e Rusisë. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u ka dërguar telegrame urimi dy ministrive të republikave të Doneckut dhe të Luganskut.

Postimi i Plotë:

Në përputhje me Dekretin e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin nr. 71 të dt. 21 shkurt 2022, më dt. 22 shkurt 2022, ndërmjet shkëmbimit të notave verbale midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Doneckut, si dhe midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Luganskut, u zyrtarizua marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Doneckut, si dhe midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Luganskut në nivel ambasadash. Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov iu dërgoi telegramet e urimit Ministres të Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Doneckut N.Nikonorova dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Luganskut V.Deinego për njohjen e këtyre shteteve dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

LAJMI KRYESOR: ‘Ukraina’/ S’ka samit Biden-Putin, parlamenti rus “ok” dërgimit të trupave jashtë kufijve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ambasada ruse në shqipëri konflikti ukraine-rusi sergei lavrov ambasada ruse në shqipëri konflikti ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2022, 18:29

Analiza e REL: Rusia “nuk i ndahet” Kosovës

SHBA- Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sean Murphy, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është i qëndrueshëm krahasimi ...