Aktualitet

Temperaturat deri në 16°C! Njihuni me parashikimin e motit sot (HARTA LIVE)

24 Shkurt 2022, 06:30 Nga DOSJA
Temperaturat deri në 16°C! Njihuni me parashikimin e motit sot (HARTA

TIRANË– Dita e enjte do të shoqërohet me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb Shqipëria është përfshirë nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në territor alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet do të jenë më të dukshme në shtrirjen perëndimore të Shqipërisë.

Ndërsa vranësirat do të jenë më të theksuara në orët e pasdites përgjatë zonave malore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll