Bota

SHBA paralajmëron Ukrainën: Një sulm i afërt rus mund të ndodhë së shpejti

23 Shkurt 2022, 17:04 Nga DOSJA
SHBA paralajmëron Ukrainën: Një sulm i afërt rus mund

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ri për qeverinë ukrainase. CNN shkruan se sipas inteligjencës amerikane një pushtim i plotë rus do të ndodhë së shpejti.

Paralajmërimi i ri u përcoll të martën në mëngjes me orën lokale të Kievit. Një zyrtar i lartë ukrainas tha se Ukraina nuk e ka verifikuar inteligjencën dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme më parë për sulme që përfundimisht nuk u materializuan.

Lajmi për paralajmërimin vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin duke filluar nga mesnata e natës së sotme në Ukrainë. Një shqetësim i veçantë, paralajmëroi SHBA, është qyteti i madh verilindor i Kharkiv.

LAJMI KRYESOR: ‘Ukraina’/ S’ka samit Biden-Putin, parlamenti rus “ok” dërgimit të trupave jashtë kufijve

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi volodymyr zelensky konflikti ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll