Bota

Britania e Madhe: S’kemi prova të plota se Putin po dërgon trupa në Ukrainën Lindore

23 Shkurt 2022, 10:51 Nga DOSJA
Britania e Madhe: S’kemi prova të plota se Putin po dërgon trupa

LONDËR – Sekretarja e Shtetit në Britaninë e Madhe Liz Truss tha se autoritetet britanike nuk kanë prova të plota që vërtetojnë se Rusia ka dërguar trupa të saj në lindje të Ukrainës. Për “Sky News”, shefja e diplomacisë britanike tha aleatët e saj presin një pushtim total të Ukrainës, duke përfshirë dhe kryeqytetin Kiev.

“Kemi dëgjuar nga vetë Putin se ai po dërgon trupa. Nuk kemi prova të plota se një gjë e tillë ka ndodhur. Ajo se çfarë ne presim, dhe kjo është e konfirmuar nga ne dhe amerikanët, është pushtimi total i Ukraiëns, duke përfshirë dhe kryeqytetin Kiev”, u shpreh Sekretarja e Shtetit të Britanisë së Madhe Liz Truss.

Britania e Madhe miratoi dje sanksionet financiare ndaj 5 bankave dhe 3 biznesmenëve rusë. Parlamenti rus autorizoi dje dërgimin e trupave jashtë vendit.

LAJMI KRYESOR: ‘Ukraina’/ S’ka samit Biden-Putin, parlamenti rus “ok” dërgimit të trupave jashtë kufijve

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll