Bota

Kriza e Ukrainës, befason Donald Trump: Putin është gjeni, Biden mbeti pa përgjigje

23 Shkurt 2022, 14:01 Nga DOSJA
Kriza e Ukrainës, befason Donald Trump: Putin është gjeni, Biden

SHBA – Ish-presidenti amerikan çmoi presidentin e Rusisë Vladimir Putin duke e konsideruar një gjeni. Në një intervistë për një emision radiofonik, ish-kreu i shtetit në vitet 2016-2020 shtoi se vendimi i shefit të Kremlinit për njohjen e rajoneve separatiste të Donbasit dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës si të pavarura ishte diçka e mrekullueshme. Ai tha se pasardhësi i tij Biden mbeti pa përgjigje nga veprimi i homologut rus.

Më tej, ish-presidenti u shpreh optimist se forcat ruse në lindje të Ukrainës do të sigurojnë paqen, njësoj siç ka deklaruar Putin.

“E pashë në televizor dhe thashë me vete: ‘Ky është një gjeni’. Putin deklaroi ndarjen e Ukrainës nga Ukraina dhe këtë pjesë e quajti të pavarur. Oh, është e mrekullueshme. Kjo është forca paqeruajtëse më e fortë, mund ta përdorim në kufirin jugor. Kishte aq shumë tanke sa nuk kisha parë ndonjëherë. Ata do të sigurojnë paqen. Kjo ishte diçka shumë e zgjuar. E dini përgjigjen e Biden? S’kishte përgjigje. Nuk kishin përgjigje për një gjë të tillë. Kjo është trishtuese”,
tha fillimisht Trump.

Ai tha gjithashtu se shefi i Kremlinit është një njeri me tru.

“Putin është një djalë me tru. E njoh shumë mirë. Ai është nga ata tipa që thotë: ‘Ju e dini, do të deklaroj ndarjen e madhe nga Ukraina. Ai përdori fjalën i pavarur. ‘Ne do të dalim jashtë dhe do të futemi brenda për të garantuar paqen'”, përfundoi Donald Trump.

LAJMI KRYESOR: ‘Ukraina’/ S’ka samit Biden-Putin, parlamenti rus “ok” dërgimit të trupave jashtë kufijve

Burimi: Russia Today

 

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump konflikti rusi-ukraine vladimir putini donald trump konflikti rusi-ukraine vladimir putini

Sondazh

Poll