Bota

Shtohet paniku, Këshilli Federativ i Rusisë autorizon dërgimin e trupave jashtë kufirit

23 Shkurt 2022, 09:19 Nga DOSJA
Shtohet paniku, Këshilli Federativ i Rusisë autorizon dërgimin e

MOSKË – Dhoma e lartë e parlamentit rus, Këshilli Federativ autorizoi unanimisht përdorimin e trupave ruse në Ukrainën ditën e djeshme.

Ky vendim u mor pas kërkesës që bëri ndaj këtij organizmi presidenti Vladimir Putin për të përdorur ushtrinë ruse jashtë kufirit. Sipas zv/ministrit të Mbrojtjes së Rusisë Nikolay Pavlov, i cili foli dje në parlamentin e Rusisë tha se këto trupa do të përdoren për “mision paqeruajtës” në lindje të Ukrainës, Donbas dhe Luhansk, të cilat njihen tashmë si republika të pavarura.

Lëvizja e fundit e Rusisë shton frikën se po shkohet drejt një lufte frontale Rusi-Ukrainë.

Burimi: Anadolou Agency

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ S’ka samit SHBA-RUSI, Putin: Jemi për dialog (ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll