Bota

Ukraina i kundëpërgjigjet Rusisë, grumbullon 900 mijë rezervistë

23 Shkurt 2022, 10:35 Nga DOSJA
Ukraina i kundëpërgjigjet Rusisë, grumbullon 900 mijë

UKRAINË – Ushtria ukrainase po grumbullon një numër të madh rezervistsh pas urdhrit të dhënë nga presidenti i vendit Volodimir Zelenski. Aktualisht janë grumbulluar rreth 900 mijë rezervistë si pjesë e kontigjentit të mbrojtjes.

Këto forca do të shërbejnë për 1 vit dhe të përzgjedhur përmbajnë aftësitë më të mira luftarake dhe teknike. Autoritetet shtojnë se meshkujt ukraians të grupmoshës 18-60 vjeç që refuzojnë të bëhen rekrutë do të arrestohen për veprim kriminal.

Angazhimi i Ukrainës vjen në kundërpërgjigje të vendimit të djeshëm të Këshillit Federativ të parlamentit të Rusisë për të autorizuar përdorimin e forcave të armatosura jashtë territorit të saj.

LAJMI KRYESOR: S’ka samit Biden-Putin, parlamenti rus autorizon dërgimin e trupave jashtë kufijve

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll