Bota

Rusia dhe Ukraina drejt luftës, mblidhet sot Asambleja e Përgjithshme e OKB

23 Shkurt 2022, 09:47 Nga DOSJA
Rusia dhe Ukraina drejt luftës, mblidhet sot Asambleja e Përgjithshme

NJU JORK – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot çështjen Rusi-Ukrainë, e cila po përshkallëzohet me kalimin e orëve. Organi legjislativ i OKB do të bisedojë konkretisht për gjendjen e krijuar në zonat separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Në këtë seancë plenare pritet të marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare, ku pritet të shprehet dhe Rusia për vendimin e njohjes së Donbasit dhe Luhanskut si republika të pavarura.

Këshilli i Sigurimit u mblodh pasditen e së dielës ku diskutoi për situatën e krijuar në Ukrainën Lindore. Moska nuk mori mbështetje nga vendet anëtare të këtij organizmi. Dje Këshilli Federativ i parlamentit rus votoi unanimisht përdorimin e forcave ruse jashtë kufijve të saj. Sot, Ministria e Jashtme e Ukrainës u bëri thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë drejt Rusisë si dhe për rezidentët ukrainas në shtetin rus të largohen menjëherë.

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ S’ka samit SHBA-RUSI, Putin: Jemi për dialog (ZHVILLIMET)
Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll