Bota

Ukraina thirrje qytetarëve të saj: Mos udhëtoni në Rusi

23 Shkurt 2022, 09:37 Nga DOSJA
Ukraina thirrje qytetarëve të saj: Mos udhëtoni në Rusi

KIEV – Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë drejt Rusisë. Në njoftimin  e fundit të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës u kërkohet gjithashtu shtetasve të saj që qëndrojnë në Rusi të largohen menjëherë ky shtet.

“Ministria e Jashtme rekomandon qytetarët e saj ukrainas që të anulojnë udhëtimet drejt Rusisë dhe ata që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë”, thuhet në njoftimin e selisë së diplomacisë ukrainase.

Ky vendim vjen pasi Këshilli Federativ i parlamentit të Rusisë autorizoi kërkesën e presidentit Vladimir Putin që të përdorë forcat ushtarake me mision paqeruajtës jashtë vendit. Edhe pse Kremlini pretendon se këto forca do të përdoren me mision paqeruajtës në lindje të Ukrainës (Luhansk dhe Donbas), Perëndimi e konsideron këtë lëvizje si agresion dhe hap fillestar për pushtimin rus të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ S’ka samit SHBA-RUSI, Putin: Jemi për dialog (ZHVILLIMET)

Burimi:  BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll