Politike

“E bëtë tërmet”, plasin batutat në Komision, Gjiknuri: Jeni ndarë në brava e anti-brava

22 Shkurt 2022, 20:03 Nga DOSJA
“E bëtë tërmet”, plasin batutat në Komision,

TIRANË– Marrja në pyetje e Damian Gjiknurit është shoqëruar me batuta mes palëve. Ishte ish-ministri që ‘nxehu gjakrat’ pasi demokratët i ndau në dy palë ‘brava’ dhe ‘anti-brava’ referuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha e ish-kryeministrit Sali Berisha. Më pas ndërhyri edhe Ina Zhupa, e cila tha se me gjithë këto rastësi, e kishte bërë ‘tërmet’ njësoj si në përgjimet e dosjes 184.

Pjesë nga biseda:

Damian Gjiknuri: Po më duket se i keni ndarë pyetjet në lëvizja brava dhe anti-brava, i keni ndarë me fraksione sepse të njëjta pyetje po më bën secili prej jush

Jorida Tabaku: Kjo arrogancë dhe kapardisje nuk ndihmon fare. Ne po flasim për 100 mln euro dhe kjo është arrogancë e panevojshme

Damian Gjiknuri: E qeshura nuk është arrogancë, të zbut të qeshurën pas një gjendje

Jorida Tabaku: Ju lutem qëndroni seriozitetit të Komisionit

Ina Zhupa: Me thënë të drejtën këtë çështje e keni bërë tërmet dhe në morinë e rastësive

Damian Gjiknuri: Tani e ngritët kokën

Ina Zhupa: Rastësisht në vitin 2015 dalin në intercepritmet e kryera, rastësisht dhe me Mirel Mërtirin, rastësisht a k fituar Zoto e ortakët e tij tendering për energjinë në Qytet Studenti, rastësisht keni qenë në banesën e Mërtirit në Maltë.

Damian Gjiknuri: Meqë jemi në kuadrin e konfliktit të Rusisë

Jorida Tabaku: Por siç duket e keni parandjerë

Damian Zonja në fjalë doli si bedel aty dhe i dhanë të lexojë një letër, qe një alegori. Nuk ka pasur asnjë kontratë gazi. Duro more duro, a bëtë pyetje, përgjigjuni tani

Jorida Tabaku: Me tërmete do dilni si në Dibër

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri ina zhupa komisioni per inceneratoret damian gjiknuri ina zhupa komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll