Sport

Tensione pas ndeshjes Cagliari-Napoli, ultrasit ndjekin napolitanët, përleshje me policinë

22 Shkurt 2022, 11:00 Nga DOSJA
Tensione pas ndeshjes Cagliari-Napoli, ultrasit ndjekin napolitanët,

ITALI- Tensione në rrugë dhe polemika në rrjetet sociale pasi tifozët e Napolit u detyruan të kalonin në këmbë në rrugët kryesore të Cagliarit  shoqëruar nga policia. Rreth 200 ultras nga Kampania arritën në Sardenjë dhe kërkuan të mos hipnin në autobusët që ishin vendosur për të shkuar në stadium, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Kështu,  tifozët napolitantë filluan me brohoritjet, ofendimet, kërcënimet gjatë paradës drejt stadiumit.  Në përfundim të takimit,  skenat tregojnë dinamikën e atyre momenteve të

tensionit që kulmuan me nderhyrjen e agjentëve: shtyrje, ulërima, dorë më dorë,rrahje të filmuara dhe të dërguara online në rrjet, përshkruajnë gjithçka më mirë se fjalët. Në një imazh shohim një nga ultrasit: i rrethuar nga agjentë, ai bllokohet dhe goditet. Në të tjerat, vëmë re përpjekjen – duke hedhur fishekzjarre dhe bomba tymuese.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cagliari napoli cagliari napoli

Sondazh

Poll