Sport

VD/ Christian Eriksen pretendon për një vend te Brentford për ndeshjen kundër Newcastle

22 Shkurt 2022, 06:04 Nga DOSJA
VD/ Christian Eriksen pretendon për një vend te Brentford për

ANGLI – Viktimë e një ataku në zemër në ndeshjen e “Euro 2020” ndaj Finlandës (0-1) qershorin e kaluar, danezi Christian Eriksen shpreson që së shpejti të kthehet në fushat e blerta në Angli.

Mesfushori sulmues 30-vjeçar ndërpreu kontratën me Interin dhjetorin e kaluar pasi rregullat italiane nuk e lejonin lojën me defibrilator. Ai iu bashkua skuadrës së promovuar në Premier League, Brentford, e cila ndodhet në vendin e 14-të në renditje.

Të hënën, Eriksen luajti 80 minuta në një ndeshje miqësore kundër Glasgow Rangers (2-2), duke dhënë dy asistime. Javën e kaluar, ai ishte dalluar për ndeshjen e tij miqësore kundër Southend (3-2), duke dhënë një pasim vendimtar gjatë lojës që kishte luajtur.

Pas miqësores ndaj skocezëve, Eriksen pretendon një vend në grupin e lojtarëve të Brentford të thirrur për të luajtur kundër Newcastle të shtunën, në kuadër të javës së 27-të të Premier League.

@TristanCrm
? @ChrisEriksen8

Our second goal at Auchenhowie this afternoon#BrentfordFC pic.twitter.com/PqtS0IUoxf

— Brentford FC (@BrentfordFC) February 21, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ardhmen e cristian eriksenit grupin e lojtarëve të brentford mesfushori danez christian eriksen ardhmen e cristian eriksenit grupin e lojtarëve të brentford mesfushori danez christian eriksen

Sondazh

Poll