Sport

Futbolli rus hap dyert për futbollistët e huaj, kufiri do të shkojë në 13 për çdo skuadër

22 Shkurt 2022, 06:24 Nga DOSJA
Futbolli rus hap dyert për futbollistët e huaj, kufiri do të

RUSI – Dështimet e dekadës së fundit në futbollin rus, po çojnë në marrjen e disa reforma për të ringjallur lëvizjen e këtij sporti në nivel klubesh. Ministria e Sportit dhe Federata Ruse e Futbollit pritet të miratojnë kufirin e ri e futbollistëve të huajt deri në fund të marsit.

Deri më sot, në çdo skuadër lejohen 8 të huaj, që mund të regjistrohen në një skuadër prej 25 lojtarësh. Numri, siç raporton “Sport Express”, ky numër mund të rritet në 13, duke ruajtur numrin maksimal të lojtarëve jorusë në formacionin startues në 8.

Prej disa kohësh klubet më të rëndësishme, si Zenit, Spartak dhe Krasnodar, kanë kërkuar madje heqjen e kufirit të lojtarëve të huaj, për të pasur skuadra më konkurruese në kupat e Europës.

Propozimi i ri, në pritje të miratimit, duket të jetë një kompromis i mirë për të mbrojtur gjithashtu fidanishtet dhe për të lejuar lojtarët e huaj të kenë shanset e tyre për të luajtur në ligën më të lartë, duke ruajtur gjithashtu një trashëgimi nga një perspektivë kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport futbolli rus ministria e sportit dhe federata ruse e futbollit spartak dhe krasnodar zenit zenit shen peterburg zenitit në champions league futbolli rus ministria e sportit dhe federata ruse e futbollit spartak dhe krasnodar zenit zenit shen peterburg zenitit në champions league

Sondazh

Poll