Sport

Shtypi britanik, UEFA po mendon ndryshimin e vendit të finales së Champions League

22 Shkurt 2022, 09:53 Nga DOSJA
Shtypi britanik, UEFA po mendon ndryshimin e vendit të finales së

ZVICER – Për shkak të krizës ruso-ukrainase, UEFA po vlerëson mundësinë e ndryshimit të vendit për finalen e radhës të Champions League, e planifikuar për t’u zhvilluar aktualisht në Shën Petersburg, më 29 maj.

Kështu ka raportuar shtypi anglez, sipas të cilit “Wembley” do të ishte në garë edhe për aktin e fundit të garës kontinentale.

Në UEFA janë shfaqur dyshime serioze për mundësinë për të luajtur finalen e Champions-it në “Gazprom Arena”. Prandaj, UEFA do të monitorojë krizën, në mënyrë që të hartojë një plan emergjence, nëse është e nevojshme.

Disa linja ajrore të mëdha europiane kanë njoftuar tashmë, se do të pezullojnë ose reduktojnë fluturimet, si në Ukrainë, ashtu edhe në Rusi, për shkak të problemeve në rritje të sigurisë.

Sezonin e kaluar, finalja e Champions League u zhvendos nga Stambolli për në Porto, tri javë para fillimit për shkak të emergjencës Covid që kishte goditur rëndë qytetin turk.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “gazprom arena” “uefa conferenca league” finalja e champions league ne stamboll më 29 maj në shën petersburg publikohet himni i kampionatit evropian të futbollit të uefa-s uefa po vlerëson mundësinë “gazprom arena” “uefa conferenca league” finalja e champions league ne stamboll më 29 maj në shën petersburg publikohet himni i kampionatit evropian të futbollit të uefa-s uefa po vlerëson mundësinë

Sondazh

Poll