Bota

Vjedhje spektakolare në Paris, zhduken 150 shishe verë që kapnin vlerën 600 mijë euro

4 Korrik 2019, 15:24 Nga DOSJA
Vjedhje spektakolare në Paris, zhduken 150 shishe verë që kapnin

FRANCË- Policia Franceze ka raportuar një vjedhje në restorantin më luksoz në Paris, Maison Rostang ku kanë marrë të paktën 150 shishe vere të cmuar, që shkojnë në vlerën e 400 000 deri në 600 000 euro.

Punonjësit e restorantit luksoz, kanë deklaruar se pas vjedhjes ata kanë zbuluar një vrimë prej 50 cm në muret e bodrumit ku dhe mbaheshin shishet e verës. Shkak për këtë vjedhje mund të jetë bërë edhe fakti që bodrumi po rinovohej, dhe për hajdutët mund të ketë qenë më e lehtë.

Në këtë restorant ka një listë të gjatë me lloje të ndryshme vere, të nxjerra nga vreshtat e famshme  të Petrus dhe Romanee-Conti.

Ndërkohë edhe në vitin 2009, policia franceze ka arrestuar një burrë 44 vjeçar me dyshimin se kishte vjedhur më shumë se 500 shishe verë tëcmuar me vlerë qindra mijëra euro në disa nga restorantet më të mira në Paris.

 (A.C. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 600 mije euro vere vera franceze vidhet restoranti ne france 600 mije euro vere vera franceze vidhet restoranti ne france

Sondazh

Poll