Bota

Një zgjedhje e papritur, por e përshtatshme. Në krye të KE-së ‘liberali’ belg

4 Korrik 2019, 11:13 Nga DOSJA
Një zgjedhje e papritur, por e përshtatshme. Në krye të

Dhjetë vjet pas Herman van Rompuy, Belgjika është në rrugë të mbarë për të zënë një punë të lartë evropiane përsëri. Chardles Michel është zgjedhur për të marrë kryesinë e KE-së me 1 dhjetor.

“Charles Michel do të jetë, me përvojën e tij si kryeministër belg, ideal për gjetjen e konsensusit dhe ndërtimin e unitetit midis Shteteve Anëtare”, tha Tusk pasi krerët e BE-së arritën një marrëveshje mbi paketën e përgjithshme të punës.

Me një sistem politik shumë të fragmentuar, Belgjika nuk është e huaj për krizat politike. 43-vjeçarei shihet si një drejtues i ftohtë dhe një pajtues efektiv në një vend të ndarë nga gjuha, pasuria dhe politika.

Kush është Chardles Michel?

Michel është djali më i madh i Louis Michel, një ish-komisionar belg evropian, ministër dhe ish-kryetar i partisë të Reformatorit (MR).

Me profesionin avokat, ai hyri në politikë si një këshilltar krahinor në rajonin e Brabantit të Vallës,në moshën 18-vjeçare , pas studimeve në Bruksel dhe Amsterdam.

Që atëherë, ai është bërë një nga figurat kryesore të francezëve liberalë dhe ishte kryetar i partisë dhe ministër në moshën 25 vjeçare.

Michel është liberal dhe bën pjesë në grupin e partive që pas zgjedhjeve europiane iu bashkangjitën presidentit francez, Macron.

Burimi: EURACTIV

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota chardles michel kryetari i keshillit evropian nje belg ne ke zgjedhjet ne be chardles michel kryetari i keshillit evropian nje belg ne ke zgjedhjet ne be

Sondazh

Poll