Bota

Samiti i Poznan, Hahn shpreson që Kosova të heqë taksën ndaj Serbisë: Të zgjidhet sa më parë

4 Korrik 2019, 11:08 Nga DOSJA
Samiti i Poznan, Hahn shpreson që Kosova të heqë taksën ndaj

POLONI- Komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, në samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet sot në Poznan të Polonisë, ka deklaruar se shpreson që Kosova do të heqë taksën që ka vendosur ndaj mallrave serbe.

Ai ka bërë thirrje që të zgjidhet kjo çështje sa më shpejt të jetë e mundur, për të shmangur një barrierë tregtare, e cila nxit presionin politik.

Ne shpresojmë që të nënshkruajmë këtu në Poznan disa marrëveshje për të liberalizuar tregtinë dhe për të lehtësuar shërbimet. Ne kundërshtojmë fuqimisht imponimin e barrierave tregtare si një mjet për presion politik”, deklaroi Hahn, duke shtuar se krerët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit kuptimplotë, pasi ato janë parakushte për t’u bashkuar me BE”, deklaroi Hahn.

Hahn gjithashtu u shpreh se gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë Veriore dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni johannes hahn samiti i poznan taksa ndaj mallrave serbe johannes hahn samiti i poznan taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll