Aktualitet

PD kërkon verifikim për Elton Bano: Kandidati i Berishës në Lushnjë fshehu dënimin në Angli

22 Shkurt 2022, 09:32 Nga DOSJA
PD kërkon verifikim për Elton Bano: Kandidati i Berishës në

TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar verifikimin e kandidatit për kryebashkiak në Lushnje të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano. Me anë të një shkrese zyrtare, selia blu, me firmën e sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit Banos. Kjo pasi kanë marrë të dhënat se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe. Në dokumentin e Partisë Demokratike shkruhet se ngjarja ka ndodhur në periudhën 1998-2000, por është “fshirë” nga e shkuara e tij.

“Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kandidatit të LSI-PDK në Lushnjë Elton Bano. PD ka të dhëna se ai ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe. “Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000.”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së. PD thekson se këto të dhëna janë fshehur qëllimisht në deklarimin e kandidatit, një fakt që sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.“Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin.”-thuhet në kërkesën e PD për verifikimin e Elton Banos, kandidat i LSI-PDK për Bashkinë e Lushnjës. 3 vitet e fundit, PD ka bërë kërkesa për verifikime të përfaqësuesve te PS në disa Bashki pas zgjedhjeve të Qershorit 2019 dhe të gjitha faktet e bëra publike kanë rezultuar të vërteta,”- thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.

Elton Bano është kandidati i Berishës për Lushnjen, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike elton bano pd kerkese per elton banon elton bano pd kerkese per elton banon

Sondazh

Poll