Bota

Trupat ruse në lindje të Ukrainës, presidenti Zelenski: S’ka arsye për veprime kaotike

22 Shkurt 2022, 08:26 Nga DOSJA
Trupat ruse në lindje të Ukrainës, presidenti Zelenski:

UKRAINË – Presidenti i vendit Volodimir Zelenski iu drejtua kombit ukrainas mëngjesin e sotëm nëpërmjet televizionit shtetëror pas vendimit të homologut rus Vladimir Putin për njohjen e pavarësisë së rajoneve të Luhanskut dhe Donbasit në lindje të Ukrainës dhe futjes së forcave ruse në këto zona. Kreu i shtetit ukrainas tha se lidershipi rus është përgjegjës për të gjitha pasojat që do të rrjedhin nga këto vendime. Ai akuzoi Moskën se ka dhunuar integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Zelenski tha se ukrainasit nuk i japin asgjë askujt dhe se vendi i tij nuk i ka asnjë borxh dikujt.

“Ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush, nuk i kemi borxh askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Dhe ne jemi të sigurt për këtë. Ukraina i konsideron veprimet e fundit të Rusisë si dhunim të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë. E gjithë përgjegjësia për pasojat e këtyre vendimeve bie ndaj lidershipit rus. Mund të bëjmë dallimin mes provokimeve dhe ofensivës së forcave ushtarake. E vërteta është në anën tonë. Nuk do të fshihemi kurrë prej saj. Sapo të shikojmë ndryshimin e situatës kur të rritet rrezikut, ju do të jeni në dijeni. Nuk ka asnjë arsye për veprim kaotik”, iu drejtua popullit ukrainas presidenti Volodimir Zelenski.

Sot. ushtria ukrainase theksoi se janë vrarë 2 ushtarë të saj dhe janë plagosur 12 të tjerë pas sulmeve nga separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

Burimi: Russia Today

LAJMI KRYESOR: Putin shtypi “butonin e luftës”; Dërgon trupa në Ukrainë – Përgjigja e Perëndimit

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine volodimir zelenski konflikti rusi-ukraine volodimir zelenski

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2022, 08:12

Vazhdon dialogu Kosovë-Serb

BRUKSEL- Të martën në Bruksel zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.Burimet e Bashkimit Evropian kanë k...