Aktualitet

Falsifikoi dokumentet për të favorizuar Viktor Ymerin, GJKKO lë në burg Gani Shehun

22 Shkurt 2022, 11:32 Nga DOSJA
Falsifikoi dokumentet për të favorizuar Viktor Ymerin, GJKKO lë

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Gani Shehun. Pala mbrojtëse kishte kërkuar lehtësim të masës së sigurisë në “arrest shtëpie” ose lirim me “garanci pasurore”, por ky vendim u hodh poshtë nga GJKKO.

Gani Shehu, ish-drejtori juridik i burgut të Peqinit, u arrestua me 10 nëntor të një viti më parë. Në gjykatën e Posaçme pas arrestimit ai pranoi se ka përpiluar shkresën në lidhje me kohën e qëndrimit të Viktor Ymerit në qelitë e këtij burgu. SPAK ka dyshime dhe e akuzon Shehun se në këtë shkresë ai ka paraqitur të dhëna të rreme përsa i përket kohës së qëndrimit të Ymerit në qeli. Shehu u vu në pranga së bashku me kartelistin Lulzim Kadiu, pasi u dyshuan se kanë falsifikuar kartelat e disa të burgosurve që vuanin dënimin në burgun e Peqinit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gani shehu gentian goskovan viktor ymeri gani shehu gentian goskovan viktor ymeri

Sondazh

Poll