Sport

Ajax klub model, dëmshpërblim rekord familjes së lojtarit që iu pre karriera e saponisur

21 Shkurt 2022, 20:52 Nga DOSJA
Ajax klub model, dëmshpërblim rekord familjes së lojtarit që

HOLANDË- Ajax ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje për të dëmshpërblyer Abdelhak Nouri. Futbollisti, gjatë një miqësoreje në korrik të vitit 2017, pësoi një atak në zemër me dëmtime serioze dhe të përhershme në tru, pasi kujdesi mjekësor që u dha në fushë nuk ishte i duhuri.

Familja e ish-futbollistit holandez ka arritur kështu një marrëveshje me klubin e Amsterdamit. Ajax i dha një dëmshpërblim familjes prej 7 milionë e 850 mijë eurove, për masën e dëmit të pësuar, ndaj padia e bërë nga familja e Nouri në Komitetin e Arbitrazhit në Federatën Holandeze të Futbollit është pushuar.

Ish-portieri dhe CEO aktual i Ajax-it, Edëin van der Sar, komentoi për këtë marrëveshje: “Është mirë që është arritur një marrëveshje, në mënyrë që ta mbyllim këtë çështje. Të gjithë e kuptojmë se vuajtjet për Abdelhakun dhe të dashurit e tij nuk kanë mbaruar. Mbetet një situatë shumë e trishtueshme, kështu ndihemi këtu te Ajax. Ne e vlerësojmë shumë mënyrën se si familja e Abdelhakut kujdeset për të ditë e natë me shumë dashuri dhe vëmendje. Kur e vizitoj, vij gjithmonë i mirëpritur krahëhapur nga familja. Kjo vlen edhe për kolegët e tjerë të Ajax-it dhe ne e vlerësojmë shumë.”

Van der Sar në fund shtoi: “Lidhja midis Ajax-it dhe familjes Nouri është e përhershme. Jo vetëm për shkak të trofeut Abdelhak Nouri, të cilin familja ia jep çdo vit talentit më të madh të akademisë sonë, por edhe sepse ne kemi vendosur të japim numri 34 për familjen Nouri. Në ekipin e parë të Ajax numri 34 nuk do të vishet më kurrë, përveç nëse familja Nouri dhe Ajax duan të bëjnë një përjashtim. Vendi i Abdelhakut në dhomat e zhveshjes do të vendoset edhe në Ajax Fanshop. Ne e kemi ruajtur me kujdes në stadium vitet e fundit dhe tani do t’i japim një vend të bukur dhe të aksesueshëm.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abdelhak nouri ajax abdelhak nouri ajax

Sondazh

Poll