Aktualitet

Plagosja e dy personave në Mamurras, policia zbardh dinamikën e ngjarjes (EMRAT)

22 Shkurt 2022, 07:20 Nga DOSJA
Plagosja e dy personave në Mamurras, policia zbardh dinamikën e

MAMURRAS – Policia ka identifikuar ngjarjen dhe personat që u përfshinë në konfliktin e mëngjesit të sotëm në Mamurras, ku u plagosën dy prej tyre. Autorët e plagosjes janë identifikuar Andi Diva, 19 vjeç dhe Kastriot Lleshaj, 50 vjeç. Të plagosurit janë Andi Skonja, 39 vjeç dhe Gentian Diva, 40 vjeç. Lidhur me dinamikën e ngjarjes, dy autorët kanë hapur zjarr ndaj automjetit ku ndodheshin Skonja dhe Gentian Diva. Si pasojë e plagëve ata janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia sekuestroi armën e krimit dhe 20 fishekë.

Njëri prej autorëve Andi Diva është prangosur nga uniformat blu, ndërsa është shpallur në kërkim Kastriot Lleshaj. Ndërkohë, motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin – Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë, vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër .Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit Andi Diva. Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit Andi Diva., dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit :Andi Skonja., 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre. Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit :Andi Diva.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras. Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit Andi Diva., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LAJMI KRYESOR: Të shtëna në Mamurras, identifikohen autorët dhe të plagosurit, mister motivi (ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andi diva andi skonja gentian diva kastriot lleshaj mamurras plagosje plagosje ne mamurras te shtena ne mamurras andi diva andi skonja gentian diva kastriot lleshaj mamurras plagosje plagosje ne mamurras te shtena ne mamurras

Sondazh

Poll