Sport

Rekord historik në Serie A! 6 ekipet e para nuk fitojnë, e fundit ishte ndeshja e Napolit

21 Shkurt 2022, 20:22 Nga DOSJA
Rekord historik në Serie A! 6 ekipet e para nuk fitojnë, e fundit

ITALI- Java e 26-të e Serie A u konfirmua me plot surpriza. Napoli nuk përfiton nga ndalesa e Interit dhe Milanit. Skuadra e Spalletit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Cagliarit. Asnjë gol në 45 minutat e para të kësaj ndeshjeje, ndërsa e dyta nisi vrullshëm.

Deiola kishte mundësinë e parë në minutën e 53-të, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.Pesë minuta më pas u zhbllokua ndeshja. Gaston Pereira goditi nga jashtë zone dhe Ospina, i cili pati një pjesë të fajit, e pa topin të ndalej në rrjetë.

Në minutën e 87-të Mario Rui dha një kros perfekt dhe Victor Osimhen me kokë shënoi golin që shpëtoi Napolin nga humbja. Minutat në vazhdim nuk sollën ndonjë gjë të re dhe skuadrat morën nga një pikë. Napoli mbetet kështu në vendin e tretë në kuotën e 54 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport napoli serie a napoli serie a

Sondazh

Poll