Bota

Putin njeh zyrtarisht pavarësinë e rajoneve separatiste në Ukrainën lindore

21 Shkurt 2022, 19:51 Nga DOSJA
Putin njeh zyrtarisht pavarësinë e rajoneve separatiste në

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën dekrete për njohjen e Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut. CNN shkruan se më herët, gjatë ditës, krerët e republikave të vetëshpallura pro-ruse i kërkuan udhëheqësit të Kremlinit të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e tyre.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Putinit e mbështetën iniciativën në një takim të njëjtën ditë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka premtuar më parë një përgjigje të shpejtë dhe të fortë nga SHBA-ja dhe aleatët dhe partnerët nëse Rusia lëviz për të njohur rajonet e shkëputura të Ukrainës si pjesë të territorit rus, duke e quajtur një veprim të tillë një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

LAJMI KRYESOR: Rriten tensionet Moskë-Kiev/ Vriten 5 ushtarë ukrainas, Putin mbledh Këshillin e Sigurisë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi vladimir putin konflikti ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll