Bota

Alarmi për nisjen e pushtimit të Ukrainës, anulohen dhjetëra fluturime drejt Kievit

21 Shkurt 2022, 17:19 Nga DOSJA
Alarmi për nisjen e pushtimit të Ukrainës, anulohen dhjetëra

UKRAINë – Dhjetë fluturime janë anuluar drejt Ukrainës pas paralajmërimeve në rritje të SHBA dhe vendeve të saj aleate se Rusia po përgatit sulmin dhe pushtimin e Ukrainës.

Kompania ajrore gjermane “Lufthanasa” bëri me dije se ka pezulluar fluturimet drejt Ukrainës duke nisur nga dita e sotme. Ky vendim i saj pritet të mbetet në fuqi deri në fund të këtij muaji.

“Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazheve tona është prioriteti jonë kryesor i të gjitha kohërave”,
u shpreh zëdhënësi i “Lufthansës”.

Po kështu edhe kompania ajrore skandinave “SAS” pezulloi fluturimket javore. “Air France” ka vendosur që të mos lejojë fluturime nga Parisi në Kiev duke nisur nga dita e nesërme.

Burimi: Euronews

LAJMI KRYESOR: Rriten tensionet Moskë-Kiev/ Vriten 5 ushtarë ukrainas, Putin mbledh Këshillin e Sigurisë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll