Bota

Kancelari austriak: Sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të përfshijnë Nord Stream 2

21 Shkurt 2022, 17:43 Nga DOSJA
Kancelari austriak: Sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të

AUSTRI- Sanksionet “masive” të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në rast të një pushtimi ukrainas do të përfshijnë gazsjellësin Nord Stream 2. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kancelari austriak Karl Nehammer, sipas një zëdhënësi të qeverisë.

“Kancelarja tha se në rast të një pushtimi ushtarak rus të Ukrainës, do të kishte sanksione masive nga BE dhe NS II do të prekej gjithashtu,” tha zëdhënësi Etienne Berchtold.

“Rusia në parim do të shkëputej nga tregjet financiare ndërkombëtare nëse pushton përsëri Ukrainën”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha të shtunën se një paketë sanksionesh të BE-së kundër Rusisë është përfunduar gjatë ditëve dhe javëve të fundit.

LAJMI KRYESOR: Rriten tensionet Moskë-Kiev/ Vriten 5 ushtarë ukrainas, Putin mbledh Këshillin e Sigurisë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota etienne berchtold karl nehammer konflikti ukraine-rusi nord stream 2 ursula von der leyen etienne berchtold karl nehammer konflikti ukraine-rusi nord stream 2 ursula von der leyen

Sondazh

Poll