Aktualitet

Vrasja për gjakmarrje, kushëriri i 17-vjeçarit: Babanë e tij e kanë vrarë për 1 dhi

21 Shkurt 2022, 19:13 Nga DOSJA
Vrasja për gjakmarrje, kushëriri i 17-vjeçarit: Babanë e

TIRANË- Kushëriri i 17-vjeçarit Florian Përvathi, i cili ekzekutoi 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj për gjakëmarrje ka folur rreth ngjarjes. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, kushëriri i Florianit tha se babain ia vranë për një dhi. Sipas tij Floriani ishte në shtëpi kur nëna e tij u vetëhelmua pasi mësoi se të shoqin ia kishin vrarë.

“Kam qenë i pranishëm kur u vra Gjon Përvathi. Ngjarja ndodhi për një dhi që dëmtonte kopshtin. Dhia ka qenë e Ndue Lekgjonajt. Pasi i ka shkuar 2-3 herë ta porosisë, në nerva e sipër, Gjoni ka gjetur një dhi, e ka prerë dhe e ka lënë aty. Për atë dhi të vrarë, Gjoni ka bërë 1 vit e gjysmë burg. Pasi ka dalë nga burgu, ka nisur debati me Lazer Lekgjonajt. Ai ka hyrë brenda dhe më pas ka dalë Ndue me çifte, ka vrarë e Gjonit, plagosjen e kushëririt të Gjonit. Aso kohe, Floriani ka qenë 4 vjec. Nuk e ka parë atë skenë. Ka qenë vetëm djali i madh. Nga ajo ngjarje, Flori nuk mbante mend asgjë. Kur ka vrarë nëna veten, ka qenë në shtëpi se ishte vonë, pasdite,” tha kushëriri i Florianit, i cili nuk pranoi të identifikohej.

17-vjeçari vendosi të merrte hakun e të atit, Gjon Përvathi, i cili u ekzekutua nga Ndue Lekgjonaj në vitin 2009, me motivin se i kishte bllokuar rrugën. Përvathi shkoi në oborrin e 65-vjeçarit mëngjesin e ditës së hënë duke e qëlluar me armë zjarri e duke e lënë të vdekur në vend. I riu vendosi që të vetëdorëzohej në polici, duke dëshmuar se mori hakun e babait.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet florian pervathi gjon pervathi ndue lekgjonaj florian pervathi gjon pervathi ndue lekgjonaj

Sondazh

Poll