Aktualitet

Berisha: Rama do i mbyllë Sakos dosjen e tërmetit, Kim, përfaqësuesja e mafias së Soros

21 Shkurt 2022, 17:41 Nga DOSJA
Berisha: Rama do i mbyllë Sakos dosjen e tërmetit, Kim,

DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal sot në Shkozet të Durrësit ku vazhdoi fushatën për prezantimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka për zgjedhjet lokale në këtë bashki. Lideri historik i Partisë Demokratike nuk i ndau sulmet ndaj kryebashkiakes së Durrësit dhe njëkohësisht kandidates së Partisë Socialiste Emiriana Sako. Ai fajësoi Sakon se ka abuzuar me dhënien e granteve për familjet e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas tij, familjet e viktimave në Durrës nga tërmeti katrastrofal nuk do të heqin dorë së kërkuari drejtësi pasi ai akuzon Sakon se nuk mundi të shpëtonte viktimat pasi u goditën nga tërmeti tjetër i shtatorit 2019. Madje, ai shtoi se kryeministri Edi Rama mund t’i mbyllë dosjen hetimore Emiriana Sakos.

Jo vetëm kaq, ish-kreu i PD tha se Emiriana Sako ka disbursuar 200 mijë për inceneratorët 2 javë pas shpërthimit të skandalit 430 milionë euro të inceneratorëve. Këto para, sipas Berishës, i kanë personat e implikuar në këtë aferë.

Ish-kryeministri shënjestroi dhe kandidatin tjetër të PD për Durrësin Luan Hotin. Duke e konsideruar si të lidhur me koncesionin e anijeve, Berisha tha se Hoti është vëllai siamez i oligarkes Vilma Nushi dhe se nuk ka asnjë lidhje me durrsakët.

Më tej, ish-kreu i PD në vitet 1991-2013 sulmoi dhe ambasadoren Yuri Kim. Ai tha se ajo po vepron si guvernatore e Shqipërisë duke ndërhyrë në zgjedhje dhe se po shkel Kushtetutën. Sipas Berishës, Kim është përfaqësuese e mafies së filantropit George Soros, e cila do të shkatërrojë imazhin e SHBA në sytë e shqiptarëve.

Çfarë ka ndodhur?
Sot Sali Berisha u ndal në Lushnje fillimisht ku u takua me fermerët e kësaj zone. Ai premtoi rritje të buxhetit të bujqësisë mbi mesataren e rajonit nëse vjen në pushtet. Po ashtu, ish-kryeministri theksoi se fermerët nuk do të paguajnë taksa për shitjen e produkteve bujqësore pasi do të mbulohen nga qeveria. Gjithashtu, Berisha premtoi se do të rriten dhe sipërfaqet e drurëve frutorë.

Pasditen e sotme, ai sulmoi ambasadoren amerikane Yuri Kim se po ndërhyn në zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit dhe po shkel në këtë mënyrë Kushtetutën e Shqipërisë. Më herët, Kim iu drejtua kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” se çfarë u premtojnë qytetarëve përderisa përfaqësojnë një person të shpallur “non grata” nga SHBA si Sali Berisha.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha sulmon Luan Hotin: Vëllai siamez i Vilma Nushit, je vite-dritë larg nga durrsakët

“Yuri Kim përfaqësuese e mafies së George Sorosit”, Berisha: Duan të prishin imazhin e SHBA

Berisha: Sako ka abuzuar me grantet e tërmetit, dha 200 mijë euro për bandidët e djegësave

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike emiriana sako luan hoti sali berisha ne durres vilma nushi emiriana sako luan hoti sali berisha ne durres vilma nushi

Sondazh

Poll