Aktualitet

6 marsi/ Yuri Kim-kandidatëve: Sponsori juaj është ‘non grata’. Berisha: Tërhiq deklaratën!

21 Shkurt 2022, 08:39 Nga DOSJA
6 marsi/ Yuri Kim-kandidatëve: Sponsori juaj është ‘non

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatët e dalë nga koalicioni i tij dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, “Shtëpia e Lirisë”, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kur prej tre ditësh në vend ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, ambasadorja Kim ka vendosur që me një postim në rrjetet e saj sociale, të rikujtojë edhe njëherë se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera në postimin e saj, ajo u kërkon të dijë nga kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha, se çfarë po u premtojnë qytetarëve kur në fakt ish-kryeministri është i sanksionuar nga Amerika. Po ashtu ngre pyetje të tjera, se kujt do t’i përgjigjen në rast se fitojnë, Berishën apo LSI-së? E po ashtu, i pyet se çfarë presin edhe nga Amerika, kur qartësisht kanë dalë kundër tyre. E po ashtu u kujton edhe ligjin 7031(c), që flet për sekuestrimin e pasurive dhe sanksione të tjera që pritet të ndërmerren ndaj personave që SHBA i ka vendosur në “black-list”.

“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i sanksionuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin nga SHBA? Kujtesë: SHBA ka sanksionuar publikisht katër persona në Shqipëri nën 7031(c),”-shkruan ambasadorja Yuri Kim. Ndërsa i pari reagim nga radhët e Berishës, erdhi nga deputeti demokrat Edi Paloka, anëtar i Komisionit për Rithemelimin. Paloka i kujton Kim hetimet për inceneratorët dhe thotë se do e kishte kuptuar se kush janë realisht të korruptuarit në vendin tonë, duke e akuzuar gjithashtu se po prishte marrëdhëniet mes dy vendeve. Po ashtu, një reagim zyrtar ka ardhur edhe nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së që pretendon se ambasadorja Kim po ndërhyn në Kushtetutën e vendit duke shkelur ligjet dhe juridiksionin e saj, ndërsa shton se Kim “defacto” po ndikon edhe në rezultatin e zgjedhjeve. 

SHIKO EDHE KËTË:

Berisha iu përgjigj Yuri Kim, PD: Sot ai u solidarizua me Dakon dhe Doshin

Berisha i kundërpërgjigjet Yuri Kim: Defacto orienton zgjedhësit se për kë duhet të votojnë

“Lufta” filloi! Yuri Kim kërcënon me pasurinë: SHBA ka ligjin 7031(c)

Paralajmërimi për 6 marsin/ Paloka i përgjigjet Kim: Po prishni marrëdhëniet mes dy vendeve

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore sali berisha sali berisha shpallet non-grata yuri kim sali berisha sali berisha shpallet non-grata yuri kim

Sondazh

Poll