Bota

Ministrja e Jashtme gjermane i drejtohet Putinit: Mos luaj me jetët e njerëzve

21 Shkurt 2022, 14:47 Nga DOSJA
Ministrja e Jashtme gjermane i drejtohet Putinit: Mos luaj me jetët e

BRUKSEL – Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Anna Baerbock i bëri thirrje presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe qeverisë së tij që të mos luajnë me jetët e njerëzve me konfliktin e krijuar me Ukrainën. Pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, shefja e diplomacisë gjermane theksoi se Berlini është i gatshëm në çdo moment për të zhvilluar bisedime me Rusinë për daljen nga kriza e Ukrainës. 

“Është në dorën tuaj. Jemi në tavolinë për bisedime çdo orë, çdo minutë. Ju presim për të garantuar paqen dhe sigurinë në Ukrainë së bashku. I bëj thirrje qeverisë ruse dhe presidentit të saj: Mos luani me jetët e njerëzve. Ajo çfarë kemi parë në 72 orët e fundit për sulme dhe përplasje të dhunshme është alarmante”, tha ministrja Baerbock.

BURIMI: TRT Hrvatski

LAJMI KRYESOR: Rriten tensionet Moskë-Kiev/ Vriten 5 ushtarë ukrainas, Putin mbledh Këshillin e Sigurisë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota annalena baerbock konflikti rusi-ukraine annalena baerbock konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll