Politike

E PLOTË/ Si u ndez “zjarri” tek Kuvendi? Ina Zhupa: Kjo iu bëri 4 autogola. Sako e injoron

21 Shkurt 2022, 13:11 Nga DOSJA
E PLOTË/ Si u ndez “zjarri” tek Kuvendi? Ina Zhupa: Kjo iu

TIRANË– Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako ka pasur një debat të ashpër me deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë dhënies së dëshmisë tek Komisioni Hetimor. Por jo vetëm me Zhupën, pasi e gjithë dëshmia e kryetares së Bashkisë së Durrësit është shoqëruar me tensione. Deputetët e PD-së, teksa i drejtuan pyetje, por gjithë kohës janë ndërprerë nga socialistët. Gjë që për Ina Zhupën tregonte frikë pasi Sako u bëri “autogol” duke dhënë përgjigjet e gabuara. Ndërkohë që po ashtu, gjithë kohës, kryetarja e Komisionit i kërkonte Sakos që të mbante larg telefonin dhe të mos komunikonte me askënd. Urdhër që u thye për disa herë radhazi.

DEBATI I PLOTË:

Etjen Xhafaj: Po të pyesni duke aluduar nuk mund të jemi Komision normal. Sot keni folur ju më shumë se gjithë Komisioni dhe të gjithë dëshmitarët bashkë. Unë ju kam respektuar gjithmonë. Në fund të ditës duhet të shpjegojmë qëllimin e pyetjeve. Kisha një pyetje për Sakon. Nga ana e problematikës në Porto Romano, për efektet shëndetësore si është ndikuar…

Emiriana Sako: Ishte gangernë, kishim protesta. Sot është krejt e kundërta. Ku ti çoja plerat? Ma thoni ju? Jam shumë e qetë.

Ina Zhupa: Përgjigjia juaj thotë meqë isha në gjendje emergjence prandaj shkela ligjin. Nuk ka asnjë pikë që të legjitimojë zonjën Sako. Pyetja u bë që zonja Sako të pranonte para qytetarëve që ka shkelur ligjin?

Emiriana Sako: Po hidhni baltë. Me datë 6 mars do e merrni përgjigjen për pyetjen. Jam shumë e qetë.

Ina Zhupa: Treguan edhe një herë që paratë iu duhen per fushatë elektorale. Pse eliminuat landfillim e Sukthit dhe Gjepalajt kur kostoja ishte më e ulët?

Emiriana Sako: Nuk kam përgjigje.

Ina Zhupa: Sa paguani për ton mbetje që paguani në zbatim të kontratës që keni lidhur ju vetë?

Emiriana Sako: Aq sa është kontrata e lidhur me qeverinë shqiptare. 29 euro pa TVSH.

Jorida Tabaku: Hiqeni atë telefon se po dëshmoni ju këtu…jo ata që iu shkruajnë.

Ina Zhupa: Keni dhënë një tender me vlerë 10 mln euro për 320 mijë tonë,

Etjen Xhafaj: Ke bërë gabim kursin e këmbimit.

Ina Zhupa: I bie sipas kontratës 31.25 euro për ton. Vazhdoni, ajo ka bërë 4 autogola deri më tani. Më vjen shumë mirë që u acaruar se bëtë autogol.

Jorida Tabaku: E fikim celularin se nuk është etike.

Ina Zhupa: Bashkia Durrës ka deklaruar që për një vit prodhohet 800 mijë ton…

LAJMI KRYESOR: SHERR tek Kom.Hetimor për Inceneratorët/ Felaj: Do çoj në SPAK Tabakun, takoi Krajën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve emiriana sako ina zhupa komisioni hetimor per inceneratoret afera e inceneratorëve emiriana sako ina zhupa komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll